Back to News

Canton Fair 2024

Canton Fair 2024 — original article image 1

Euroasia Group sh.p.k, në partneritet me Qendrën e Tregtisë së Jashtme të Kinës organizon konferencën me temë: Panairi i Kantonit (Eksport-Import) i Kinës për bizneset Shqiptare e cila do të mbahet online më dt. 28 Mars 2024 në orën 10:00.

Në këtë event do të marrin pjesë Prodhues dhe Distributor Kinez të përzgjedhur që do jenë pjesëmarrës në Canton Fair-in e 135, 2024, Dhoma e Tregtisë Tiranë, Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe shumë biznese Shqiptare prestigjoze.

Në këtë event do keni mundësinë të njiheni me potencialin e Canton Fair-it të ardhshëm, mundësitë që ai ofron për biznesin tuaj dhe të krijoni kontaktet e para.

Canton Fair është panairi më i madh i Kinës që tërheq biznese nga e gjithë bota. Ai është mbajtur çdo vit që nga 19573 faza të ndryshme përgjatë vitit. Canton Fair njihet botërisht për frytshmërinë dhe efikasitetin e tij.

Participation & Contact

Bizneset e interesuara të na kontaktojnë dhe të konfirmojnë pjesëmarrjen në:

Canton Fair 2024 — original article image 2